Në Preshevë, për herë të parë një grua në krye të Kuvendit (Foto)

Në seancën e sotme të parlamentit të Preshevës, Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik është zgjedhur Kryetare e Kuvendit Komunal të këtij qyteti.

Lajme

27/05/2016 22:35

Kjo është hera e parë në histori që një grua ka marrë një pozicion të tillë të lartë udhëheqës në ndonjë organ shtetëror.

“Kjo është një sfidë e madhe, por unë do të mundohem  që të gjitha detyrat t’i kryej me përgjegjësi të madhe. Kjo është një ngjarje historike në Komunën e Preshevës, dhe shpresoj që në rajonin tonë të ketë më shumë gra në pozita menaxhuese dhe vendimmarrëse”, ka deklaruar ajo, shkruan Blic.rs, transmeton Klan Kosova.

Me këtë vendim janë shprehur të kënaqur edhe qytetarët e Preshevës, duke e cilësuar atë si një grua të mençur dhe të aftë.

Ardita Sinani është profesoreshe e informatikës në shkollën e mesme të Preshevës. Me politikë ka filluar të merret para 10 vjetësh.

Ardita Sinani