Në Kukës, mbytet 17 vjeçarja aksidentalisht në liqen

Policia e Kukësit ka bërë me dije se sot në liqenin e Fierzës është mbytur një 17 vjeçare.

Lajme

23/06/2016 16:47

Bëhet fjalë për shtetasen E.A e cila dyshohet se ka përfunduar në liqeni, pasi i ka rrëshqitur këmba. Ajo ka qenë e shoqëruar me një shoqe, ndërkohë që ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka përfunduar në liqen ku dhe është mbytur.