Në Klinë u mbajtën aktivitete të shumta për festat e nëntorit

Me rastin e 28 Nëntorit, 105 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para 20 viteve, si dhe ditëlindjes së komandantit Adem Jashari, në Klinë, janë organizuar aktivitete të shumta që kanë nisur ditën e premte për të vazhduar sot me ngritjen e flamurit kombëtar para objektit të Komunës, ku ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Klinës Sokol Bashota, përfaqësues të OVL-ve të UÇK-së dhe qytetarë të tjerë.

Lajme

28/11/2017 13:51

Me pas janë bëre homazhe dhe vendosje kurora lulesh të shtatorja e komandant Mujë Krasniqit dhe varrezat e dëshmorëve të “ Kodra e Kuqe”.

Me këtë rast, kryetari Bashota, uroi gjithë qytetarët dhe bashkëluftëtarët për festat e nëntorit. Aktivitetet për nder të kësaj dite, kanë nisur të premten me një program kulturo-artistik, pastaj është organizuar ekspozitë e nxënësve, turnir në futboll dhe manifestimi tradicional “ Art Klina 2017”.

Shkollat e Komunës së Klinës, dje kanë organizuar program kulturo-artistik me kënge valle dhe recitime kushtuar 28 Nëntorit. Aktivitetet janë organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport./Lajmi.net/

24130011_1994223560796013_7081523376936137728_n 23905527_1994223487462687_8271178536840397159_n qdqd