Në Haiti regjistrohen 800 raste të kolerës

Haiti ka regjistruar 800 raste të kolerës pas një jave që u godit nga një uragani shkatërrimtar, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mjekët janë duke bërë të pamundurën për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.

Bota

19/10/2016 22:10

Zyrtari OBSH Jean-Luc Pons, ka konfirmuar se këto raste të kolerës janë regjistruar midis 9 dhe 15 tetor, raporton AFP, transmeton lajmi.net.

OKB-ja ka njoftuar më parë se Haiti ka dërguar miliona doza të vaksinave kundër kolerës në një përpjekje për të frenuar epideminë. /Lajmi.net/