Në Gjilan gjendet një mjet shpërthyes brenda një shtëpie

Në podrumin e një shtëpie në Gjilan është gjetur një mjet i pashpërthyer.

Lajme

27/02/2016 14:43

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një qytetarë përderisa ishte duke pastruar podrumin e shtëpisë së tij, ka gjetur një mjet të dyshimtë të pashpërthyer.

Pas paraqitjes së rastit njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, gjersa njësiti për deminim i FSK ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa incidente./lajmi.net