Në fillim të sezonin veror, Vlora me reduktime të mëdha të energjisë

Ndonëse turizmi konsiderohet si një sektor me prioritet në ekonominë e Shqipërisë, pikërisht tashmë kur sezoni ka nisur është menduar të realizohen punime në linjat e transmetimit të energjisë elektrike, punime që sjellin ndërprerje të energjisë me orë të tëra.

Lajme

22/06/2016 16:50

Deri në fund të muajit qershor, Vlora dhe gjithë fshatrat turistike do të jenë pa energji elektrike, pasi kompania e nënkontraktuar nga OSHEE për riparimin e linjës 35 kilovolt ka zgjedhur këtë periudhë për të kryer punimet, shkruan lapsi.al.

Sipas OSHEE-së oraret e ndërprerjes së energjisë do të jenë të zgjatura.

Kjo rrit kostot për bizneset dhe sigurisht largon pushuesit.