Në dasmën mbretërore edhe dy shqiptaret e njohura?

Sot në Mbretërinë e Bashkuar është dasma e vitit.

ShowBiz

19/05/2018 13:26

Princi Harry dhe Meghan Markle kurorëzojnë dashurinë me martesë, shkruan lajmi.net.

Ceremonia e dasmës tashmë është gati të fillojë, ndërsa ka interesim shumë të madh për ta ndjekur nga afër.

Turma të mëdha njerëzish kanë arritur që në orët e para të mëngjesit për të parë nga afër çiftin Harry-Meghan.

Familja mbretërore ka organizuar çdo gjë deri në detaje, madje janë shtuar edhe masat e sigurisë në Winsdor.

Tani po vazhdon ceremonia e kurorëzimit të çiftit, ndërsa mediet më të mëdha botërore po e përcjellin në vendin e ngjarjes.

Për të ndjekur nga afër dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle kanë shkuar edhe dy trashëgimtaret e Top-medies, Lori dhe Sara Hoxha.

‘Meghan po të presim’, ka shkruar Lori mbi fotografinë që postoi në rrjete socaile.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm, mbretëreshë Elizabetë ka njoftuar se Harry dhe Meghan do të kenë titujt Duka dhe Dukesha e Suxxes-it. /Lajmi.net/

Meghan po të presim

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on