Në Bruksel sot vazhdon dialogu Kosovë-Serbi
Në Bruksel sot do të vazhdoj dialogu ku do të bisedohet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe
Lajme
Në Bruksel sot do të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Tanjug sipas burimeve brenda Zyrës për Kosovën, transmeton lajmi.net
Në këtë takim do të diskutohet për implementimin e marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, gjyqësorin, telekomunikacionin dhe lirinë e lëvizjes.
Këtë e ka mohuar ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila ka thënë se për Asociacionin nuk do të bisedohet në Bruksel, derisa Kosova të marrë Kodin telefonik nga ITU-ja. /lajmi.net