Në aeroportin e Gjakovës mbahet ushtrimi fushor “Mascal”

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si koordinator qeveritar për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, me përkrahjen dhe asistencë nga KFOR-i dhe pjesëmarrjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare do të zhvillojnë ushtrimin fushor “MASCAL”, me skenar rrëzimin e një aeroplani komercial, ku si pasoj ka lëndime në masë.

Lajme

24/08/2017 07:59

Ky ushtrim do të testojë zbatueshmërinë e dokumenteve bazë për menaxhimin emergjent në Republikën e Kosovës, si dhe gatishmërinë e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare prezent në Kosovë, për reagim dhe koordinim gjatë incidenteve të karakterit vendor.