Ndryshimet që ju bëjnë të dukeni më e re

Nuk mund t’a ndalësh kohën, por mund të bëni diçka që të bëni flokë më të hareshme, duar dhe lëkurë më rinore e të tjera.

Lifestyle

21/07/2015 20:30

Shmanguni nga nxehtësia
Flokët e vajzërisë kanë shkëlqim dhe lëvizje mirëpo përdorimi i presës së rrafshët apo asaj për dredhime, tharëses së flokëve, mund të bëjnë flokët e juaja pa gjallëri dhe fillesat e sheshta.Bëni që dy ditë të javës mos të përdorni nxehtësi në flokët tuaj, lërini flokët të thahen nga ajri, thjeshtë lejoni që flokët të ju “pushojnë”.

Aplikoni SPF (faktor të mbrojtjes nga dielli) çdo ditë
Dermatologët sugjerojnë që të mbani SPF çdo ditë që të mbroheni nga kanceri i lëkurës.SPF 30 është “standardi i artë” që dermatologët rekomandojnë, aplikoni atë çdo ditë duke mos e kursyer.

Përdorni locion për duar
Lëkura në pjesën e prapme të dorës është shshumë e hollë, gjë që e bën përshpejtimin e plakjes në krahasim me pjesët e tjera të trupit. Përdorimi i locionit ndiihmon shumë, përdoreni ndonjë që edhe mbron nga dielli.

Shmanguni nga ushqimet që njollosin dhëmbët tuaj
Dhëmbët e bardhë zakonisht shihen si shenjë e shëndetit të mirë dhe rinisë. Ushqimet e nxehta, të errëta dhe ngjitëse sikurse sos zgare, koka kola, vena e kuqe, kafeja, të gjithë këto janë njollosës të dhëmbëve.Përdor zëvendësime të produkteve të lartpërmendura, për shembull në vend të sosit për zgarë përdo salsë mangoje apo bimë të freskëta.

Ngjyrosini thonjtë
Pjesa e trupi që tregon plakjen nuk është fytyra por duart e juaja. Një truk që i bën të tjerët të mendojnë se jeni më e re është ngjyrosja e thonjve të dorës. Së bashku me stolitë, thonjtë e ngjyrosura ju bëjnë të dukeni më e re dhe shpërqëndrojnë vëmendjen nga pjesët tjera të trupit.

Ushtroni rregullisht
Ushtrimet e përmirësojnë qarkullimin e shëndetshëm, gjë që i lejon lëkurës të duket si është më mirë. Kur jeni në formë të mirë fizike dukeni më e re dhe më batyrale. Kjo është një nga arsyet pse duhet të ndani 30 minuta në ditë për ushtrime.

Kujdes me konsumimin e sodiumit
Të hani ushqime me kripë ju bën të mbani nmë tepër ujë, çka rezulton me pamje më të fryrë , posaqërisht nën sy. Nuk mund t`i shmangeni kripës sepse ajo ndodhet kudo në ushqimin tonë por bëni mirë të matni dhe të kontrolloni nivelet e saja.

Mbajeni nën kontroll varësinë ndaj smartfonëve
Mbajtja e lakuar e qafës që e bëni gjatë shkrimit apo leximit të murit të Fejsbukut, krijo rrudha në pjesën e qafës. Çdo lëvizje që e përsërisim rregullisht, krijon rrudha të përhershme.

Shpëlani gojën në bazë ditore
Shpëlarja ditore e gojës me lëngje speciale, vret bakteret dhe largon pjesët e mbetura ndërmjet dhëmbëe duke pastruar edhe mishin e dhëmbëve. Shpëlani me pije pa alkool, rezultati do të jetë: dhëmbë më të pastra dhe mish më të shëndetshëm të dhëmbëve.

Hani ushqime me nivel të lartë të proteinave
Kur dëshironi që flokët tuaja të duken të shëndetshme, duhet të filloni nga baza, dhe kjo do të thotë të hani sasi adekuate të proteinave që do të mirëmbajnë prodhimin normal të flokëve. Shumica e femrave duhet të hanë rreth 46 g proteinë në ditë, shtatëzënat, sportistet dhe femrat me foshnjet në gji duhet të hanë më shumë).

Kujdesuni për flokët e lagura
Edhe në qoftë se konsumoni proteina të mjaftueshme dhe i keni shmangur pajisjet e nxehta që dëmtojnë flokët e juaja, por prap keni flokë të holla, pa gjallëri, atëherë shprehitë e juaja pas dushit janë fajtore. Krehja e flokëve të lagura, kur flokët janë më të dobëta, mund të shkaktojë thyerjen dhe dëmtimin e fijeve. Shmanguni nga ky veprim, përdorni krehër me dhëmbë të rralla, të trasha dhe e maja të pamprehura.

Hani “gjelbër”
Perimet janë furçat natyrore për dhëmbë, perimet e pasura me fibra siç janë spinaq, marule, brokoli, ndihmojnë në pastrimin natyral të dhëmbëve. Ngrënia e perimeve e bën më të re fytyrën dhe lëkurën tuaj andaj duhet të konsumoni sasinë e nevojshme ditore.

Kontrollone stresin
Stresi nuk ndikon vetëm brenda jush, edhe nga jashtë ai shkakton ndezjen e lëkurës me çka paraqiten puçrra, ekzemë dhe psoriasis. Përkrahja shoqërore luan rol të madh në nivelet e stresit andaj takohuni me miq, konsideroni atë i teknikë relaksimi.

Bëni gjumë të mjaftueshëm
Gjatë gjumit, trupi prodhon më epërsasi të estrogjenit dhe progesteronit. Kjo gjë ndihmon mekanizmat e ripërtrirjes natyrore andaj edhe dukeni më freskët kur zgjoheni nga gjumi. Caktoni orar të rreptë të ilit uhet t`i përmbaheni, me qëllim që të bëni gjum mjaftueshëm. /klankosova