Ndotja e ajrit, protesta para qeverisë në Shkup

Qindra qytetarë kanë protestuar sot para selisë së Qeverisë kundër ndotjes së lartë të ajrit e cila e ka mbuluar Shkupin këto ditë. Qytetarët kanë hedhur parrulla nga më të ndryshmet dhe kërkojnë nga Qeveria që të ndërmarrë sa më shpejt masa kundër ndotjes. Shkupi këto tre ditët e fundit është renditur si njëri nga qytetet më të ndotur në në botë duke kaluar edhe qytetet aziatike si Bombein dhe Pekinin që janë të populluara me të paktën 20 herë më shumë njerëz se sa Shkupi.

Lajme

16/12/2017 13:47

Ndërkohë, sot autoritetet qeveritare kanë njoftuar se kanë marrë masat urgjente kundër ndotjes së ajrit dhe se po shqyrtojnë mundësinë për furnizim intervent të pajisjeve për mbrojtje personale nga ajri i ndotur, masa me filtra për pastrim, si dhe të pastruesve të ajrit për shkollat, qendrat shëndetësore dhe kopshtet.