Ndikimi i takave të larta në shëndetin tuaj

Këpucët me takë të lartë janë shumë në modë, por a kanë ndikim të keq ato në shëndetin e këmbëve?

Lifestyle

26/09/2014 21:51

Këmbët rrëshqasin përpara kur ju vishni këpucë me takë të lartë. E gjithë pesha e trupit mbështetet në këtë pjesë të ndjeshme të këpucëve me majë.

Përveç kësaj, gishtërinjtë shtyhen përpara, gjë që krijon vështirësi, dhembje dhe thonj që hyjnë në mish. Nëse këpucët në fjalë janë të mbyllura, për shembull, gishtërinjtë kanë tendencë të zënë myk, transmeton Lajmi.net.

Kur ju i vishni këpucët me takë të lartë, ju kaloni shputën prapa për të ruajtur një ekuilibër të mirë. Kjo mund të shkaktojë lodhje të mesit. Veshja e përhershme e takave të lartë gjithashtu dëmton gjunjët.

Sipas një studimi të bërë nga urologja Maria Cerruto, veshja e takave të larta ndikon në të gjithë muskujt e legenit. Të sforcuara, ato kontraktohen më mirë.

Mbathja e këpucëve me takë të lartë rritë gjithashtu kënaqësinë e gruas gjatë raportit seksual.