Ndiheni të plakur dhe të lodhur gjithë kohës. Nuk është faji juaj, por i këtyre ushqimeve

E keni pyetur ndonjëherë veten pse nuk ndiheni aq mirë sa doni pas një gote me shoqet në fundjavë apo një feste datëlindjeje?

Lifestyle

01/09/2018 20:05

Sigurisht që faktoi moshë, stresi, impenjimet e përditshme, puna e zgjatur etj ndikojnë në këtë gjendje, megjithatë, ndonëse e pabesueshme, ajo që hani gjatë ditë ndikon në organizmin tuaj.

Edhe pse efektet nuk vihen re pas një vakti, ushqimi i pashëndetshëm ju bën të dukeni më të lodhur. Zbuloni disa nga ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni shpesh, transmeton living.al.

1. Ëmbëlsirat: Ushqimet me shumë sheqer bëjnë që qelizat e gjakut ta kenë të vështirë ta përpunojnë atë.
2. Alkooli: Pijet alkoolike dëmtojnë mëlçinë, duke shkaktuar rënie të aktivitetit të saj metabolik.
3. Kripa: Ushqimi i radhës në listë është kripaShumë ushqime të konservuara kanë kripë në përbërjen e tyre. Kjo bën që trupi të grumbullojë ujë dhe të dukeni si të fryrë.
4. Mishi përpunuar: Mishi i përpunuar me sasi të mëdha sulfati dhe konservantësh shkakton inflamacion të trupit.