Ndërtimin e autostradës për Shkup nuk e ndalon as ngërçi

Me qindra tonelata dhe janë larguar e qindra të tjera tonelata me zhavorr janë vënë në pikën e parë, ku nis autostrada “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë.

Lajme

06/12/2014 19:40

Puna kryesore për këtë pjesë të mbetur të 2014-ës është ndërtimi i rrethrrotullimit që ka marrë rreth 20 hektarë tokë. Ajo ka bërë të ditur se numri i punëtorëve të angazhuar është 600, përderisa nga viti i ardhshëm numri i të punësuarve do të tejkalojë 1000, raporton KTV.

Derisa një pjesë e madhe e institucioneve e kompanive private janë goditur rëndë nga ngërçi disa muajsh politik, kjo situatë nuk ka ndikuar fare në Bechtel & Enkan.

Zyrtarë të saj kanë thënë se qeveria ka shpronësuar një numër të madh të pronave për të mundësuar punën pa ndonjë problem, si dhe çdo muaj kanë paguar koston e ndërtimit të autostradës së dytë të vendit.

Edhe në këtë projekt shumë milionësh dizajni i saj ende nuk ka përfunduar. Ndryshe nga autostrada e kombit, ndërtimi i autostradës Prishtinë-Hani i Elezit do të kalojë nëpër toka bujqësore, ndërkohë që janë eliminuar në masë të madhe shpronësimet e shtëpive.

Ndërtimi i kësaj autostrade do t’i kushtojë buxhetit të vendit 600 milionë euro, ndërkaq vlera e shpronësimeve të përgjithshme ende nuk është bërë publike.