‘Ndaloni së përdoruri qirinj aromatikë, krijojnë dëme serioze të shëndetit”

Sa herë që duam të krijojmë një atmosferë të ngrohtë dhe intime për njerëzit e dashur, gjëja e parë që na vjen ndër mend përveç një shihe vere dhe muzikës romantike janë qirinjtë aromatikë.

Lifestyle

02/10/2017 21:14

Mund t’i gjeni pothuaj kudo, në formate, ngjyra dhe aroma të ndryshme, por ajo që nuk dini është se duke i ndezur brenda në shtëpi jeni duke dëmtuar pa dashje shëndetin tuaj.

Në një studim të bërë nga ADEME (Agence de l’Environnement et de la maîtrise de l’énergie) shkencëtarët francezë analizuan substancat që ndodhen në këta qirinj, duke nënvizuar ndërkohë edhe rreziqet që bartin ato në lidhje me shëndetin.

Hulumtimi i tyre tregoi se flaka e këtyre qirinjve emeton në mjedis substanca volatile që e bëjnë ambientin e shtëpisë të pashëndetshëm.

Për me tepër, prania në shtëpi e substancave të tjera si detergjentët larës dhe verniqet, e rrisin edhe me shumë efektin dëmtues te tyre.

Nga analiza ata konstatuan se qirinjte e tillë përmbajnë benzen, toulen, formaldehide, etilbenzen, suren, acetaldeid, hidrokarbure aromatike policiklike, si dhe oksid azoti në sasi te mëdha që ndikon drejtpërdrejt tek aparati i frymëmarrjes duke rritur rrezikun e problemeve si astma dhe inflamacioni i mushkërive. /Lajmi.net/