Ndalohen 10 refugjatë në Kapshticë, mes tyre një foshnjë

10 refugjatë që vinin nga vendet e Lindjes së Mesme janë ndaluar sot nga policia kufitare e Kapshticës në Shqipëri.

Lajme

03/07/2016 19:21

5 prej të ndaluarve janë shtetas irakianë dhe 5 të tjerë sirianë. Mes tyre ishte edhe një foshnjë 6-muajshe.

Policia bën me dije se ata janë ndaluar ndërsa tentonin të kalonin kufirin jeshil. Uniformat blu po kryejnë të gjitha veprimet proceduriale për rikthimin e shtetasve në Greqi.