Ndahen Luana dhe Krenari, ky detaj në Instagram tregon shumë

Luana Vjollca është një ndër emrat më të komentuar të ekranit.

ShowBiz

06/11/2018 10:46

Luana Vjollca krahas jetës profesionale, vazhdimisht është e komentuar edhe për jetën private, shkruan lajmi.net.

Ajo prej kohësh është përfolur për një lidhje dashurie me Krenar Çoçajn, por asnjëherë nuk ka preferuar të flas publikisht për këtë gjë.

Luana i ka qëndruar asaj që jeta private duhet të mbetet private, andaj edhe pse shumë herë është fotografuar bashkë me Krenarin, nuk ka pranuar lidhjen me të.

Por, një detaj në Instagramin e Luanës ka shtuar dyshimet që çifti janë ndarë, kjo ngase moderatorja nuk e ndjek më atë në këtë rrjet.

Se cila është e vërteta, mbetet të kuptohet ditëve në vijim. /Lajmi.net/