NATO po mundohet të pengojë përsëritjen e samitit katastrofik të G7

Drejtuesit e NATOs u mblodhën këtë javë në një takim që synonte dhënien e përgjigjeve më të forta ndaj kërcënimeve globale. Por kriza më e madhe mund të ketë të bëjë me pikëpamjet e ndryshme midis Trumpit dhe Gjermanisë.

Bota

10/07/2018 09:09

Presidenti amerikan tha javën e kaluar në fjalimin e mbajtur në Montana se do të shkojë në takim, “për t’ i thënë NATO-s: ‘Ju duhet të filloni të paguani faturat tuaja. Shtetet e Bashkuara nuk do të kujdesen për çdo gjë!'” Masa e njerëzve shpërtheu në duartrokitje kur Trump iu kthye temës së preferuar: shpenzimeve të ulta të Gjermanisë për çështjet e mbrojtjes dhe kryesueses së saj, kancelares Angela Merkel. Trump tha se “i  ka thënë Angelës” se “ai nuk mund garatojë mbrojtjen e mëtejshme dhe….nuk e di sa e mbrojmë ne veten duke ju mbrojtur juve.”

Kjo godet një nga rregullat fundamentale të aleancës ushtarake, të shprehur në artikullin V të saj, për mbrojtjen e ndërsjelltë të njeri tjetrit dhe rrezikon shpresat e NATO-s për të organizuar një samit të dirigjuar mirë më 11 dhe 12 korrik, ditën e inagurimit të selisë së re. Ajo që mund të quhet “sukses” sot është të mos ketë dështim diplomatik si ai që ndodhi në takimin e G7 në fillim të qershorit, ku Trump refuzoi të firmoste deklaratën përfundimtare, e quajti kryeministrin kanadez Justin Trudeau “të pasinqertë” dhe u kap në një fotografi që u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, fotografi në të cilën dukej duke këmbyer vështrime të ashpra me kancelaren gjermane.

Agjitacioni në rend të ditës

Por James Appathurai, zëvendës asisten i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, për çështjet politie dhe politikat e sigurisë, shpjegon se aleanca nuk mund t’ i bjerë shkurt diskutimeve për “paratë, aftësitë dhe kontributet”. Është shumë e rëndësishme që ne të mos përfundojmë në një situatë ku Shtetet e Bashkuara të irritohen aq shumë sa t’u krijohet përshtypja se duhet të marrin vendime të tjera”. Kjo do kishte pasoja të tmerrshme për të gjithë. Ajo që duhet të bëjmë ne është që të tregojmë se ngarkesat janë ndarë në mënyrë të drejtë në kurriz të të gjithëve”. Trump ka sugjeruar tashmë se mund të largojë nga Gjermania 35 mijë ushtarë të personelit të stacionuar aty.

Ka edhe shumë tema të tjera që kërkojnë kujdes, si përgjigje e unifikuar ndaj agresionit rus është një nga më të qartat. Shqetësime të reja janë krijuar nga përgjigja joroduktive e Trumpit për çështjen e aneksimit rus të rajonit ukrainas të Krimesë, një nga ngjarjet më transformuese në historinë e NATO-s së pas Luftës së ftohtë./DW