National Geographic fut Kosovën në listën e vendeve që meritojnë më shumë turist

Mediumi prestigjioz National Geographic ka hartuar një listë me vende që sipas kësaj redaksi meritojnë më shumë turistë, shkruan zeri.info. Në këtë listë është e përfshirë edhe Kosova.

Lajme

30/06/2017 13:08

Ky medium nënvizon që ka shumë arsye pse shteti më i ri i Evropës duhet të vizitohet.

Sipas National Geographic Brezovica, Prizreni, e shumë pika të tjera të Kosovës duhet të shihen nga më shumë turistë. Kjo listë e përfshinë gjithashtu edhe Shqipërinë, ku përmendet me theks të veçantë qyteti i Butrintit. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe vendet si Armenia, Nepali e Irani./ Zëri