Nata finale e ‘Këngës Magjike’ formalitet, publiku tashmë ka shpallur fituesit
Festivali “Kenga Magjike” ka nisur atëherë kur muzika e vërtetë shqiptare duhej të rilindte dhe kur më shumë se kushdo, emrat e saj të vërtetë, ikonat e një brezi të tërë artistësh do të ringjallnin vlerat e saj.
ShowBiz
Festivali i këngës ‘Kënga Magjike’ ndër vite ka sjellë emocion tek artistët shqiptarë që po merrnin pjesë, ndërsa emocioni nuk ka munguar edhe te publiku i cili ishte dhe mbetet mbështetësi më i mirë, shkruan lajmi.net.
Sivjet për dallim nga herët e kaluara e veçanta e ‘’Këngës Magjike’’ është se feston ditëlindjen e 20-të.
Në këtë edicion të veçantë të tillë janë edhe këngëtarët konkurrent të cilët kanë ‘dridhur’ skenën akoma pa ardhur finalja.
Disa prej këngëtarëve që po marrin pjesë, e që janë emra shumë të njohur e suksesshëm kanë arritur ta fitojnë ‘çmimin’ e publikut menjëherë pas publikimit të projekteve.
Kjo për faktin se këngët e tyre në minutat e parë të publikimit janë mirëpritur nga kritikuesi më i mirë (publiku).
Ky është çmimi më i vlefshëm për ta pasi një artist si në spektakle të tilla ashtu edhe gjatë gjithë karrierës mbështetjen më të madhe e marrin nga publiku, andaj edhe konkurrentët e ‘Këngës Magjike’ nëse nuk e marrin çmimin kryesor, vlerësimi i publikut ka vlerë të madhe.
Dy prej tyre, të cilët arritën shumë sukses ende pa ardhur nata finale janë Fifi dhe Mc Kresha.
Dyshja gjatë një interviste të dhënë për ‘Mirage’ kanë folur për projektin në përgjithësi.
Në veçanti për çmimin që synojnë ta marrin dhe se do ndaheshin të kënaqur nëse do e fitonin atë të publikut, të cilin pothuajse e kanë të garantuar.
Projekti muzikor ‘’Psikopatja jote’’ të cilin Fifi dhe Mc Kresha e kanë interpretuar në mënyrë madhështore mund të jetë njëra ndër këngët më të klikuara në Youtube, mirëpo konkurrenca është aq e fortë sa listës së 20 finalistëve mund t’i prijë edhe dikush tjetër.
Janë 20 këngë të cilat pritet të shkojnë në finale, gjithmonë bazuar në suksesin që e kanë arritur ende pa ardhur finalja.
Lajmi.net në vazhdim ua sjell listën e 20 finalistëve të mundshëm të edicionit të 20-të të festivalit ‘Kënga Magjike’:
1.Fifi ft. Mc Kresha – Psikopatja jote
2.Flori Mumajesi – Plas
3.Aurela Gaçe ft Eli Fara -Zemra Rratatata
4.Kejsi Tola -Me ke mua
5.Ronela Hajati-Vuj
6.Stresi – Të du mom
7.Rovena Dilo ft Onati – Ma jo
8.Ardit Cuni ft Danielo -Qaj
9.Klajdi Haruni – Nuk të dua dot më pak
10.Artiola Tosta ft Bruno- Digjem
11.Era Rusi – Mos ma merr
12.Krusita-Akull
13.Robert Aliaj – Ah ku më hodhi Zoti
14.Venera Lumani – Lind për ty
15.Mentor Haziri – Më ke vra
16.Erik Lloshi- Mos urre
17.Rozana Radi- Kur përfundon një dashuri si kjo e jona
18.Kastro Zizo -Sonata e gjumit
19.Kanita -S’jemi ne
20. Olsi Bylyku ft Lorenc Hasrama – Si të flas
Gjatë analizës së bërë po del që kantautori Flori Mumajesi ka gisht në pothuajse gjysmën e projekteve të suksesshme muzikore me të cilat konkurrentët kanë marrë pjesë në ‘Kënga magjike’.
Pra një numër i madh i tyre janë punuar nga ThreDoots dhe votat e shumta nga ta do ti takojnë pikërisht Florit.
Kënga e tij ‘Plas’ u pëlqye jashtëzakonisht shumë nga publiku ndërsa ritheksojmë se gara është shumë e fortë.
Sonte ( entje) do të mbahet nata e dytë gjysmëfinale, të premtën këngëtarët votojnë ndërsa të shtunën (8 Dhjetor) do të jetë nata finale ku edhe do të shpallet fituesi i edicionit të 20-të të festivalit ‘Kënga Magjike’./Lajmi.net/
A.A