Mytaheri i Prizrenit ka ndërtuar shtëpi pa leje në Prishtinë (Dokument)

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e Vetëvendosjes, Mytraher Haskuka, ka nevojë që bashkëpartiaku i tij Shpend Ahmeti të jetë kryetar i Prishtinës edhe së paku për një mandat. Haskuka ka një shtëpi pa leje të ndërtuar pas luftës në Prishtinën.

Lajme

28/09/2017 10:02

Mijëra shtëpi në Prishtinë janë ndërtuar pa leje. Por, degradimi i Prishtinës u pa në ato zona kur lagjet ishin te urbanizuara e ndodhen ndërtime pa leje.

Deputeti aktual i VV-së që vjen nga Prizreni, po paraqet planin e vetë për ndërtimet pa leje dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Prizrenit, kur po e shpalos programin e tij si kandidatë për kryetar. Por, ai është shembull i keq i degradimit të Prishtinës.

Lajmi.net ka gjetur se Haskuka e ka një shtëpi të ndërtuar pa leje në vendin më të shtrenjtë në Prishtinë, lagjen “Marigona”

Haskuka, sikurse edhe të tjerët ka aplikuar për legalizim të shtëpisë.  Emri i tij gjendët në listën e ndërtuesve pa leje që kanë  ndërtuar në Prishtinë e që është publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Ambientit.

Kryetari Shpend Ahmeti në çdo debat që i është dhenë mundësia ka fajësuar qeverisjen e kaluar se lejojë 46 mijë ndërtime pa leje, ani pse në këtë numër hynë edhe ndërtuesit që kanë ndërtuar para luftës dhe që paguajnë tatimin në pronë për ndërtesat.  Pos Haskukajt, deri më tani është zbuluar se ndërtim pa leje pas luftës në Prishtinë ka bërë edhe zyrtarë tjerë të VV-së, ish drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Xhelal Sveçla dhe mbindërtim ka bërë vetë familja e kryetarit Shpend Ahmeti.

Legalizimi i ndërtimeve pa leje është stopuar pakë kohë pasi kishte filluar procesi, për tu korrigjuar ligji i cili është thënë se ka shumë mangësi.

Megjithëkëtë, shtëpia pa leje e Haskuka, sipas deklarimit të pasurisë në Agjencia Kundërkorrupsionit është 320 m2 dhe peshon 300 mijë euro, derisa është ndërtuar në vitin 2006. E gjithë pasuria e paluajtshme  e tij kapë vlerën 2.7 milionë euro. /Lajmi.net/