Myftiu serb kundër pavarësisë së Kosovës, brengoset për kishat ortodokse

Myftiu i Serbisë, Abdulah Numan, është shprehur kundër ndarjes së Kosovës dhe pavarësimit të saj.

Lajme

10/06/2016 12:54

Muftiu, që flitet se nga një serb ortodoks, u konvertua në mysliman për t’u bërë i pari i kësaj feje në Serbi, në një intervistë për “Vecernje Novosti”, ka thënë se pavarësimi i Kosovës, i ka lënë gjitha objektet fetare ortodokse në një, siç shprehët, shtet të pavarur, transmeton lajmi.net.

“Kujt çfarë të mire i ka sjell ndarja e Kosovës? Sa shumë ka atje kisha serbe të cilat ruhen me shekuj, edhe gjatë kohës së Turqisë. Sot, brenda natës, ato objekte e gjetën në njëfar shteti të pavarur, larg atyre të cilët i respektojnë”.

“Nuk jam politikan dhe as që tentoj të bëhem. Por çfarë kemi përfituar humbja e Kosovës apo edhe me ndarjen e Bosnje e Hercegovinës në Republika Srpska dhe Federatën e BeH? Asgjë nga kjo nuk kanë fituar as serbët, as kroatët e as boshnjakët”, ka thënë myftiu serb./lajmi.net