Mustafa takohet me Apostolovan, diskutojnë për dialogun me Serbinë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, sot ka takuar shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Lajme

17/01/2019 16:21

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme ka takuar shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media Mustafa dhe Apostolova kanë diskutua për situatën aktuale politike në vend e në veçanti për dialogun Kosovë-Serbi.

Mustafa e ka njoftuar Apostolovan për qëndrimet e LDK-së për proceset në të cilat po kalon Kosova duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi.

Po ashtu, Mustafa ka falënderuar Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.

Në anën tjetër Apostolova e ka falënderuar Mustafën për mikpritjen dhe inkurajoi LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës. /Lajmi.net/