Mustafa për rastin e abuzimit në Drenas: Nuk mund të bëj më shumë sepse ndërhyj në hetime

Ministri i Punëve të Brendsh, Ekrem Mustafa, është thirrur të raportojë para Komisionit Parlamentar lidhur me rastin e abuzimit seksual të 16 vjeçares në Drenas.

Lajme

12/02/2019 12:02

Mustafa aty ka thënë se ka kërkuar që të hetohet edhe procedura hetimore paraprake ndaj profesorit që dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht 16 vjeçaren, raporton lajmi.net.

“Unë kam kërkuar menjëherë takim pas përhapjes së lajmit dhe kam kërkuar që të hetohet procedura e hetimeve se si ka rrjedhur menjëherë pas raportimit të rastit. Unë nuk mund të bëjë më shumë, pasi nuk dua që të ndërhyjë në hetime”, ka thënë Mustafa.

Ai shtoi se ka kërkuar që të merren masa ndaj abuzuesve urgjentisht si dhe kërkoi që ky rast të mos e zbeh besimin e qytetarëve në Policinë e Kosovës.

Ndërkohë, deputeti i Nismës, Milaim Zeka tha se shkaku i këtij rasti ndjehet i turpëruar që është deputet i Kuvendit të Kosovës. /Lajmi.net/