Mustafa: MSA-ja do të jetë mundësia e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme ka vizituar biznese që merren me veprimtari prodhuese në komunën e Vitisë.

Lajme

27/05/2016 21:27

Ai vlerëson se ishte mjaft inkurajuese puna që bëhej në Fabrikën e Stiroporit “Daka Term” në Pozheran, Fabrikën për Protektimin e Gomave, “Euro Fisi”, si dhe Fabrikën për prodhimin e materialeve elektrike “ElektroStublla”.

“Kur shohim prodhimet cilësore të këtyre kompanive dhe standardet që janë arritur, jemi të bindur se MSA-ja do të jetë mundësia e Kosovës. Po ashtu, morëm informata të mëtejme rreth lehtësirave që u janë bërë bizneseve me masat e reja fiskale dhe politikat ekonomike në përgjithësi”, thotë ai.

13307404_1026371807429056_7894130141968411741_n

Madje Mustafa thekson se i morën parasysh edhe kërkesat e mëtejme të biznesit për të avancuar edhe më tej sektorin e prodhimit.

“Ishte kënaqësi që tani shohim duke u inauguruar linja të reja të prodhimeve vendore të cilat tanimë po zëvendësojnë importin dhe kapacitetet për eksport”, tha ndër tjerash kryeministri Mustafa. /lajmi.net

13245229_1026371670762403_926176264469497440_n 13319824_1026371580762412_4309199691850104217_n