Mustafa mbledh sot Kryesinë e LDK-së dhe kryetarët e degëve

Shefi i qeverisë në largim, Isa Mustafa, ka vazhduar ta thumbojë partnerin e dikurshëm të koalicionit PDK, që e votoi mocionin për ta rrëzuar nga pozita e kryeministrit.

Lajme

11/05/2017 08:22

Ai ka thënë se Vullneti i LDK-së i gërshetuar me interesat e vendit, kapërcen çdo interes tjetër!
Ndërsa ka treguar se sot do të mblidhe Kryesinë e Partisë dhe kryetarët e Degëve, shkruan lajmi.net.

“Anëtarë dhe përkrahës të LDK-së. Sot do të mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve të LDK-së. LDK e fuqishme dhe unike do të ofrojë perspektivën më të mirë për Kosovën. Do të mbledhim rreth vetes të gjithë ata që ia donë të mirën këtij vendi. Vullneti i LDK-së i gërshetuar me interesat e vendit, kapërcen çdo interes tjetër”, ka shkruar Mustafa në Facebook./Lajmi.net/