Mustafa ka shkelur statutin e LDK-së, ai nuk mund të vendos për koalicione

Isa Mustafa ka shkelur statutin e LDK-së kur ka arritur marrëveshje për krijimin e qeverisë së re me liderët e dy partive opozitare, Ramush Haradinaj (AAK) dhe Fatmir Limaj (Nisma).

Lajme

30/06/2014 09:10

Neni 24 i statutit të LDK-së thotë se organi i vetëm i partisë i cili është kompetenct për të vendosur për koalicionet para dhe pas zgjedhjeve në nivelin qendror është Këshilli i Përgjithshëm dhe jo lideri apo kryesia e partisë, shkruan sot “Epoka e Re”.

“Këshilli i Përgjithshëm: i propozon për miratim Kuvendit të LDK-së Programin dhe Statutin e LDK-së; përcakton qëndrimet e LDK-së bazuar në orientimet kryesore politike të LDK-së dhe organeve të saj; kujdeset për realizimin e vendimeve të Kuvendit të LDK-së; vendos për koalicionet para dhe paszgjedhore në nivelin qendror…”, thuhet në pikën e parë të nenit 24 të Statutit të LDK-së.

Madje edhe në nenin 30 të statutit thihet se Kryesia e LDK-së është përgjegjëse të vendosë vetëm për koalicionet para dhe paszgjedhore në nivelin lokal, dhe jo atë qëndror, siç është edhe marrëveshja e arritur e opozitës.