Muharremaj: Sali Asllanaj ofendoi votuesit tanë, i vlerësoi me intelegjencë të ulët

Kandidati për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj pas debatit në KlanKosova ka reaguar ndaj ofendimit të votuesve të tij nga kundërkandidati Sali Asllanaj.

Lajme

31/10/2017 14:59

 

Muharremaj ka kërkuar nga Asllanaj që të sillet korrekt dhe mos të ketë ofendime në drejtim të votuesve, duke i konsideruar me inteligjencë të ulët.

Reagimi i Bali Muharremajt:

Sonte dëgjova në debat nga Sali Asllanaj dhe më erdhi keq që ai i vlerësoi votuesit me inteligjencë të ultë.

Konsideroj se ky është ofendim ndaj atyre, që lirshëm kanë shprehur të drejtën e tyre për të zgjedhur.

Unë e respektoj të drejtën e tyre si votues, andaj kërkoj sjellje korrekte nga Asllanaj konform rregullave të demokracisë, duke respektuar secilin brenda të drejtës së tij. Bali Muharremaj.