Muhamed Veliu largohet nga Top Channel

Gazetari i politikës prej vitesh në Top Channel, Muhamed Veliu është larguar gjatë ditës së sotme përfundimisht nga pozicioni i tij i punës në këtë televizion.

Lajme

29/04/2016 17:50

Prej kohësh është komentuar ikja e Veliut nga Top Channel, por sot ai është përshendetur me stafin duke patur ditën e fundit të punës. Mësohet se arsyet përse ai largohet nga ky televizion ka të bëjë me shëndetin e gazetarit. Ky nuk është largimi i parë që ndodh në këtë televizion, ku shumë prej emrave të njohur e të vjetër të këtij ekrani janë larguar, duke përmendur këtu  gazetaren Monika Stafa,  gazetarja Rovena Moçka, Arta Tozaj etj.