Mozzik dhe Loredana vijnë me këngë të re?

Mozzik tash e një kohë është duke paralajmëruar gjëra të mëdha për fansat e tij.

ShowBiz

06/09/2018 16:56

Edhe pse këtë verë nuk ka qenë i angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme, reperi nga Ferizaji ishte aktiv me projekte muzikore, shkruan lajmi net.

“Pa pa”, është kënga e fundit e tij ndërsa tani me anë të rrjeteve sociale bën të ditur se me 14 shtator po vjen me muzikë të re. E përpos tij është edhe e dashura, Loredana e cila ndau një foto me ndjekësit teksa mban në dorë një pllakatë me këtë mbishkrim. “14.09.2018”.

Nuk dihet nëse do ketë një bashkëpunim të çiftit por që kjo datë është e rëndësishme për ta.

Projekti “Madam”, i Mozzikit i dedikohet të dashurës së saj, Loredanës e cila ishte pjesë e klipit. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BnY1W4-jfd6/?hl=en?&taken-by=mozzik

https://www.instagram.com/p/BnWpCzsjImi/?hl=en?&taken-by=loredana