Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor, përkohësisht do të përforcohet dhe vende­vende pritet të arrijë mbi 60 km/orë.

Lajme

28/04/2017 08:27

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri 12 gradë celsius, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri 28 gradë. Në Shkup do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës deri 28 gradë. Deri të premten do të mbisundojë mot me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe do të fryjë erë mestare nga drejtimi jugor, veçanërisht i shprehur përgjatë Vardarit.

Temperatura do të jetë në rritje. Pastaj vranësirat do të rritet, ndërsa më me vranësira gjatë tërë ditës do të mbajë të shtunën, derisa në ditët në vijim do të ketë periudha më të gjata të diellit. Nga e shtuna deri të martën në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë shi lokal. Të dielën era do të vazhdojë të përforcohet, por do të ndryshojë drejtimin në verior dhe do të shkaktojë ftohje, përkatësisht rënie të temperaturave për 4 deri 5 gradë në krahasim me ditën paraprake. Nga e hëna temperatura sërish do të jetë në rritje.