Moti nesër me ndryshime

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë publik matjet e temperaturave për ditën e mërkure.

Lajme

05/02/2019 21:22

Sipas matjeve të IHK-së, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe fjolla të dobëta bore, përcjellë lajmi.net.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të pësoj ulje, por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1 deri 5 m/s. /Lajmi.net/