Mot i keq në të gjithë vendin, rrëmbehet nga uji një furgon me pasagjer në Peshkëpi

Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin.

Lajme

13/06/2016 12:46

Reshjet e shiut që nisën mbrëmjen e kaluar kanë shkaktuar probleme në zona të ndryshme, më së shumti në qarkullimin e automjeteve dhe në furnizimin me energji elektrike.

Sa i përket Gjirokastrës një furgon pasagjerësh është rrëmbyer nga ujërat e përroit në fshatin Peshkëpi.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por parashikohet që moti me vranësira të dendura të vijojë edhe gjatë ditës së sotme.