“Mos e dashtë Zoti që Amerika të zgjedhë Donald Trump-in”

Kryeministri Edi Rama është lutur që kandidati republikan për president të SHBA-vë, Donlad Trump, të mos zgjidhet në këtë post.

Lajme

08/04/2016 01:29

“Mos e dashtë Zoti që Amerika ta zgjedh Trump për president”, ka thënë Rama. Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se nëse ndodh që Trump të zgjedhet si i pari i SHBA-së, atëherë do të përkeqësoheshin marrëdhëniet diplomatike në mes të shqiptarëve dhe amerikanëve”, është shprehur kryeministri në një intervistë për “Klan Kosova”.

Rama: Jam si Jose Mourinho, kam gjithmonë të drejtë

Kryeministri Edi Rama thotë se ka raport të mirë me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç. Sipas tij, gjëja kryesore që i ndanë që të dy, është mos-pranimi i Kosovës, si shtet i pavarur nga Serbia. Kreu i ekzekutivit të Shqipërisë, në një intervistë për mediat në Kosovë ka thënë se gjatë karrierës së tij politike e ka kuptuar se nuk mund të bëhet progres pa dialog dhe thotë se me kryeministrin serb, marrëdhënien e ka normale.

“Është një raport i shëndetshëm, është i barabartë edhe pse ka gjëra të mëdha që na ndajnë, mosnjohja e Kosovës nga Serbia. Nga ajo që më ka mësuar jeta politike është se mungesa e komunikimit hap hendeqe të mëdha. Marrëdhëniet janë normale, është thyer një tabu”, ka thënë shefi i qeverisë shqiptare.

Duke folur për zgjedhjen e Hashim Thaçit president i Kosovës, ai ka thënë se Thaçi është pjesë e një kategorie të presidentëve që luajnë rol të rëndësishëm.

Një tjetër çështje që ka folur Rama, ishte dhe refuzimi për armët kimike. Me batutë Rama e ka krahasuar veten me Jose Mourinho:  “Jam si Mourinho, kam gjithmonë të drejtë”./shekulli