Mos dilni jashtë pa u njoftuar me parashikimin e motit

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat vend-vende mund të marrin karakter zhvillimi e të sjellin rrebeshe lokale shiu.

Lajme

13/06/2018 07:40

Temperaturat do të sillën në mes 14 e 29 gradë celsius. Nesër pritet të ketë më shumë vranësira e edhe gjasa për rrebeshe shiu.

Temperaturat do të shënojnë rënie ato do të sillën në mes 13 e 26 gradë celsius.

Të premten, por edhe gjatë fundjavës, parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm: me vranësira, rrebeshe lokale shiu, por edhe çaste me diell.

Reshjet e shiut do të jenë më të theksuara në orët e pasditës.

Temperaturat e mëngjesit do të sillën në mes 13 e 14 gradë celsius, kurse maksimalja ditore do të sillet në mes 24 e 26 gradë celsius.