I mori patentën, shqiptari qëlloi me gotë policin italian

Një shqiptar 23­-vjeçar është arrestuar nga policia italiane pasi ka kundërshtuar dhe qëlluar në fytyrë një efektiv policie.

Lajme

08/05/2016 12:33

 

Shqiptari i arrestuar është Fatmir Muhaj. Ky i fundit mësohet se më 13 prill të këtij viti, ka qëlluar me gotë në fytyrë një polic, duke i shkaktuar atij plagë të rënda. Ai ka qenë në lokal bashkë me shokun e tij 18-­vjeçar që është ende në kërkim nga Policia.

Mësohet se zanafilla e konfliktit ka nisur me ndalimin e Mihajt nga Policia teksa drejtonte mjetin pa patentë. Muhaj e mori personal ndalimin dhe së bashku me 18­-vjeçarin gjetën policin dhe e dhunuan. Muhaj u kap ditën e djeshme nga Policia në një piceri, teksa konsumonte drekë.