Monaco Telecom kërkon 2 milionë euro për shërimin e PTK-së

Posta dhe Telekomi i Kosovës dhe Monaco Telecom po bëjnë plane si ta tejkalojnë krizën në të cilën është futur ndërmarrja jonë publike. 

Lajme

13/07/2014 10:10

Në një strategji veprimi tashmë të hartuar, janë evidencuar gjashtë fusha që duhet të transformohen, për çka Monaco Telecom i ka propozuar një marrëveshje përkatëse së paku trevjeçare PTK-së.

Sipas një raporti që e posedon Tribuna, vetëm kompletimi i këtij programi konsolidimi do t’i kushtojë PTK-së rreth 2 milionë euro. Mirëpo ky investim dhe e tërë periudha transitore për të tejkaluar krizën dhe për rritur vlerën e PTK-së do të zgjasë 3 vjet. 

Ditë më parë gazeta Tribuna, duke u bazuatr në të dhëna të brendshme të PTK-së, ka raportuar se kjo ndërmarrje mund të humbë mbi 120 milionë euro në vlerën e saj të tregut gjatë këtij viti.