Momenti i tmerrshëm kur njeriu shpëton nga vdekja, pasi e kap gjumi në timon – Lajmi.net
Momenti i tmerrshëm kur njeriu shpëton nga vdekja, pasi e kap gjumi në timon
Autori: Lajmi.net ArgëtimFun 23:14, 7 September 2018
Ky është momenti i tmerrshëm kur një shofer që shpërndante mall i mbijetoi një aksidenti të tmerrshme pasi e kapi gjumi sa ishte duke vozitur.

Njeriu ukrainas kishte mbetur i varur në një qoshe të furgonit, i cili ishte shkatërruar i tëri pasi goditi një kamion që po vinte në drejtimin e kundërt me të.

Njeriu që po voziste furgonin e kishte zënë gjumi, dhe në ato momente furgoni del në krahun e kundërt të rrugës në momentin më të keq, sepse andej po vinte kamioni.

Shoferi i kamionit u mundua të anashkalonte furgonin dhe ti hapte rrugë, por që nuk ia doli, kështu u godit nga mjeti që po vinte me një shpejtësi mesatare, transmeton lajmi.net.

Kamerat tregojnë se si Renault kaloi nëpër vijën qendrore drejt në rrugën e një kamioni të vjetër blu, i cili po tërheqte një rimorkio me një gërmues.

Të dy burrat shpëtuan disi pa lëndim serioz nga aksidenti. Kjo ngjarje ka ndodhur në Mylushi në rrethin e Lutsk të Ukrainës. /Lajmi.net/

 

 

 

 

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO