Mohgerini, Tiranës: Miratojeni reformën, hap rrugën për fillim të ri

Një ditë para takimit të pritshëm Rama-Basha, një tjetër zë ndërkombëtar apelon për miratimin e reformës në drejtësi. Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Evropian, Frederica Mogherini, është shprehur se duhet një reformë gjithëpërfshirëse dhe e thellë në sistemin gjyqësor.

Lajme

05/06/2016 18:50

Në deklaratën e saj, Mohgerini shprehet se reforma në drejtësi është thelbësore për hapin e ardhshëm të vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Shefja e diplomacisë evropiane thekson se reforma duhet të miratohet me 2/3-t e votave, duke shtuar se deputetët duhet të mbajnë përgjegjësi për votën e tyre.

“Kjo është një votë për të cilin çdo anëtar i Parlamentit të çdo grupi politik mban përgjegjësi të veçantë. Siç kam theksuar në Parlament, kur isha në Tiranë kohët e fundit, ajo mund të jetë fillimi i një kapitulli të ri të historisë sonë të përbashkët. Ajo mund të hapë rrugën për një fillim të ri, dhe kjo është arsyeja pse ne presim nga të gjitha forcat politike të përdorin raundin përfundimtar të konsultimeve nesër, që të miratojnë propozimin”, thekson ajo në reagim.

“Të gjithë partnerët tanë shqiptarë të demonstrojnë përkushtimin e tyre për këtë reformë duke e miratuar atë dhe duke e vënë të gjitha përpjekjet e tyre në zbatimin e tij. Qytetarët e Shqipërisë presin që udhëheqja e tyre politike ta ofrojë këtë”, thuhet më tej.