Modelja seksi që u lind mashkull
Modelja Amelia Maltepe, e lindur si Adesh, mashkull, e ka kapërcyer një periudhë të vështirë, duke u keqtrajtuar, por ka luftuar për të drejtën e tij, për t’i pranuar në familjen nga Bangladeshi. 23 vjeçarja tash po e kërkon realizimin e një ëndrre, ta fitojë çmimin Miss Bota, edhe pse ajo ishte lindur mashkull. Tash,…
ShowBiz
Modelja Amelia Maltepe, e lindur si Adesh, mashkull, e ka kapërcyer një periudhë të vështirë, duke u keqtrajtuar, por ka luftuar për të drejtën e tij, për t’i pranuar në familjen nga Bangladeshi.
23 vjeçarja tash po e kërkon realizimin e një ëndrre, ta fitojë çmimin Miss Bota, edhe pse ajo ishte lindur mashkull. Tash, studentja e kontabilitetit të biznesit, e cila jeton me trajnerin personal, të dashurin Charles Dubuc, 27, i ka drejtuar sytë kah evenimenti më të famshëm i bukurisë në botë.
“Të bëhem Miss Bota është njëra prej ëndrrave më të mëdha të miat. Duke u rritur, unë ndieja se isha mbyllur në trup të gabuar dhe ideja për ta ndërruar gjininë nuk ishte kurrë një opsion. Tash ndiej se, nëse besoj në Zot dhe në vetveten, unë mund të arrij çfarëdo që kam në mendje”, theksoi ajo.
Pasi lëvizi drejt Toronsot në vitin 2009 për të studiuar, Amelia thotë se sytë e saj janë hapur pas transformimit. “Ishte hera e parë që e përdora kirurgjinë dhe medicinën, për ta ndërruar gjininë. Ishte një moment i jashtëzakonshëm dhe ndieja se më në fund u bëra personi që gjithmonë isha”, vazhdoi ajo.
Pasi e ndërroi qasjen e hormoneve për ta rregulluar trupin e saj, Amelia vendosi ta zmadhonte gjoksin dy muaj më pas. Ajo shpenzoi 6,000 funte për rritjen e gjoksit dhe 2,000 të tjera për heqjen e flokëve me laser, ndërsa ajo tash duket një femër seksi dhe shpreson që ta ketë një karrierë të suksesshme të modelimit.