Modelja që hoqi dorë nga pistat e modës për të luftuar kundër ISIS-it (Video&Foto)

Një ish-modele e cila ka hequr dorë nga jeta e saj luksoze për të luftuar kundër pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS në Siri, ka rrëfyer momente tmerruese që kishe përjetuar në kohën sa ishte në vijën e parë të frontit.

Bota

06/07/2015 17:46

Biondja Tiger Sun, nuk mund ti ndalte lotët nga sytë kur filloi të flasë për një vajzë të vogël e cila ishte hedhur në erë nga një minë kundër këmbësorisë, ku mbeti e vdekur për shkak se kurdët nuk kishin vegla dhe pajisje adekuate për shërim, transmeton lajmi.net.

Ajo gjithashtu ka folur për një ngjarje tjetër tmerruese, ku gjatë patrullimit kishte shkelur mbi një gisht të djegur që fatkeqësisht nuk kishte mundur t’ia gjente trupin të cilit i përkiste.

Kanadezja 46-vjeçe kishte luftuar kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik për katër muaj përkrah kurdëve (njësia për mbrojtjen e popullit), derisa iu shfaq një problem tek këmbët që e detyroi të kthehet në vendlindje.(lajmi.net)

https://www.youtube.com/watch?v=ID6oRtARjAU