Mobilizohet Haradinaj, thërret në takim urgjent komandantët e policisë së komunave

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thirrur për nesër një takim urgjent me të gjithë komandantët e policisë së komunave për të diskutuar për çështjet e sigurisë.

Lajme

29/05/2018 17:23

Këtë, kryeministri Haradinaj e ka bërë të ditur pas mbledhjes së Qeverisë, ku ka shtuar se ky takim vjen pas rritjes së rasteve të dhunës dhe vjedhjeve, raporton lajmi.net.

Ai po ashtu shtoi se duhet të merren me seriozitet çështjet e sigurisë për vendin./Lajmi.net/