Misteri i gruas së gjetur e vdekur në krah të Agim Madanit

Trupi i gruas që u gjet i dekompozuar bashkë me atë të Agim Mandanit, brenda pyllit në Mejdan të Tropojës, dyshohet se i përket një banore të zonës.

Lajme

26/04/2016 21:15

 

Të paktën këto informacione qarkullojnë në Tropojë dhe në policinë lokale, transmeton lapsi.

Por zyrtarisht, edhe pse ka kaluar më shumë se një javë nga zbulimi i trupave, ende nuk ka emra për dy viktimat edhe pse për mashkullin thuhet se është Agim Mandani, një i kërkuar për vrasje dhe grabitje në Shqipëri dhe Kosovë.

Burimet të policisë së Tropojës thonë se ndonëse kanë një informacion paraprak se kush mund të jenë viktimat, priten rezultatet e ADN-së.

Policia ende nuk di se cili ka qenë shkaktari i vdekjes së dy viktimave edhe pse dyshohet se kanë vdekur nga shkaqe natyrale.