Mirënjohja që i shtoi kuptim jetës së Agnesa Vuthajt

Agnesa Vuthaj sot pranoi një mirënjohje kuptimplotë.

ShowBiz

04/12/2017 22:45

Kjo vjen si shenjë falenderimi për kontributrin e dhënë në projektin e personave me aftësi të kufizuara ‘Ti barabartë Unë’, shkruan lajmi.net

Agnesën e ka emocionuar shumë kjo mundësi që i është ofruar për ta treguar anën e saj të butë të cilën ia dinë njerëzit që e njohin nga afër.

Ajo ka ndarë disa fjalë përkrah disa fotografive të realizuara në të cilat duket shumë e afërt me ta ndërsa ka theksuar se kjo mirënjohje i ka shkaur kuptim jetës së saj.

”Isha shume e lumtur per te qene pjese e projektit #tibarabartune per te perkrahur nje iniciative te rralle dhe shume frymezuese nga @shemsedinsajhadi por isha akoma me e lumtur, me e permbushur dhe me e ngazellyer pas perfundimit te xhirimeve dhe pas nje pasditeje shume mbreselenese me Figen Shero, Tyrkan Basha, Valmira Berisha dhe Yllka Berisha. Historite e tyre te veçanta ishin shume frymezuese, motivi i tyre per jeten, dashuria e paster e pa kushte ishin vetem disa nga vlerat e tyre qe i reflektonin dhe te benin per ta dashuruar me shume veten, jeten dhe njerezit rreth nesh dhe padyshim ato…ka kaluar gati nje muaj nga dita e xhirimeve dhe secilen prej tyre vazhdoj ta kujtoj cdo dite, te mendoj per to, per ditet e tyre, per sfidat e tyre, per kerkesat aq modeste qe kishin per nje jete me te mire! Falenderuese dhe mirenjohese per kete takim qe i shtoi kuptim jetes sime ❣️”, ka shkruar Agnesa.

https://www.instagram.com/p/BcSzCnGBLIt/?hl=en&taken-by=agnesavuthaj

”Perqafimi – menyra me e bukur e komunikimit qe na ben te kuptojme qe nuk na nevojitet te pamurit, te folurit apo te degjuarit per te ndjere dashurine ❣️”, ishte mbishkrimi tjetër në disa fotografi në të cilat ajo dhuron dashuri të sinqertë për këta njerëz./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BcS1WeGhrm6/?hl=en&taken-by=agnesavuthaj