Miratohet kërkesa për përjashtimin e kolegjit gjyqësor në rastin “Kleçka”

Gjykata e Apelit ka miratuar kërkesën e avokatëve të të akuzuarit Fatmir Limaj në rastin “Kleçka” për përjashtimin e kolegjit gjyqësor. 

Lajme

30/09/2014 17:42

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj, me anë të një aktvendimi ka miratuar kërkesën për përjashtimin e kolegjit gjyqësor në rastit “Kleçka”, paraqitur nga ana e disa avokatëve të këtij rasti, në seancën e shqyrtimit të 17 dhe 18 shtatorit 2014, njofton Zyra për informim e kësaj gjykate.

Për vendosjen e kësaj çështje penale do të caktohet një kolegj tjetër në bazë të planit vjetor të punëve të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për vitin 2014, thuhet në fund të këtij njoftimi.