‘Mirage’ sonte me plot të reja nga bota e showbizit shqiptar

E premtja është e rezervuar gjithmonë për emisionin ‘Mirage’.

ShowBiz

21/04/2017 13:39

Duke filluar nga ora 19:00 në faqen e lajmi.net në Facebook, e më pas në kanalin e lajmi.net në Youtube, mund të mësoni shumë të reja për emrat e njohur të showbizit shqiptar.

Këtë javë mund të ndiqni

Kida koncert në Prishtinë, atmosfera dhe emocionet e fansave

Prapaskenat e xhirimit të klipit të ri të Soni Malajt

Vox Pop: Kush është këngëtari apo këngëtarja më e pëlqyer, përgjigjen qytetarët e Prizrenit.

Ronela Hajati tregon për projektet e radhës

Si do të dukej një maturante e rregulluar nga Adelina dhe Erblini në Studio Volume

Në rubrikën ‘KË ZGJEDH’ këtë javë përgjigjet Fifi.

 

‘Mirage’, emision me Aurora Amerllahun./Lajmi.net/