Ministrja e Arsimit kërkon dënim për edukatoren që rrahu 3 vjeçarin

Ka reaguar pas publikimit të pamjeve në STOP në Televizionin Klan për dhunën e ushtruar ndaj fëmijës 3-vjeçar, Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla.

Lajme

21/06/2016 13:49

Ministrja e ka konsideruar këtë një rast i paprecedentë dhe se administratorja duhet të marrë një dënim të merituar.

Gjithashtu Nikolla ka thënë se kopshti privat ‘Diren’ i drejtuar nga Anjeza Shabani, rezulton që të jetë i palicensuar.

“Akte të tilla të marrin dënimin e duhur. Është bërë një inspektim në lidhje me kopshtet në Shqipëri, por ne nuk mund të trokasim në çdo derë që qëndron e mbyllur në mjediset private”, ka thënë ajo, duke i kërkuar prindërve që të bëjnë kujdes në përzgjedhje e kopshteve./ lajmi.net