Ministria zgjedhë hotelin super luksoz në Budva për një takim me kryetarët e Komunave të Kosovës

Hoteli me 5 yje, pishina, dhomat super-luksoze, banjo me kristale swarowski, janë vetëm disa nga kënaqësitë që një numër i madh i kryetarëve të komunave të Kosovës dhe disa ministra, do t’i shijojnë gjatë një vizite në Budva të Malit të Zi për disa ditë.

Lajme

24/02/2018 16:55

Kjo pasi Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka organizuar një takim me kryetarët e komunave, raporton lajmi.net

Ky është takimi i parë që mbahet ndërmjet Institucioneve të Qeverisë Qendrore dhe kryetarëve të komunave.

Për këtë arsye, prej datës 23 deri më 25 shkurt, rreth 20 kryetarë të komunave dhe tre ministra kanë përzgjedhur të qëndrojnë në hotelin Splendid në Budva të Malit të Zi.

Njëri nga hotelet më të shtrenjta në shtetin malazez, dhe i njohur në gjithë rajonin.

Splendid është hotel luksoz me 5 yje, që ka dalje direkt në plazh, vetëm 2 kilometra larg nga qyteti i vjetër i Budvës.

Gallery image of this property

Hoteli ka një pishinë gjigante, sauna, banjo të veshura me kristal swarowksi. Kurse dhomat janë të dekoruar me pajisje elegante.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të hotelit, çmimi i dhomave më të lira për një natë sillet nga 104 dollarë e lartë.

Ministrat dhe institucionet tjera qeveritare janë kritikuar shpesh për shpenzimet të parasë publike në udhëtime zyrtare, duke frekuentuar hotele të shtrenjta nëpër Evropë.

Lajmi.net ju sjellë edhe disa fotografi të hotelit Splendid ku do të qëndrojnë kryetarët e komunave të Kosovës dhe disa ministra.

Gallery image of this property

Imazhi i galerisë së kësaj prone

Imazhi i galerisë së kësaj prone

Imazhi i galerisë së kësaj prone

Imazhi i galerisë së kësaj prone

Imazhi i galerisë së kësaj prone

Gallery image of this property

Imazhi i galerisë së kësaj prone

Imazhi i galerisë së kësaj prone

Imazhi i galerisë së kësaj prone