Ministri serb: Thaçi po flet për ndarjen e Serbisë

Kur është fjala për zgjidhjen e çështjes së Kosovës më duket se kemi hyrë në një situatë tragjikomike, është më tragjike sesa komike. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri serb, njëherit edhe ministër i Tregtisë, Rasim Ljajiq.

Lajme

09/08/2018 11:03

Këto deklarata, Ljajiq i ka dhënë duke iu referuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i cili sipas tij po dëshiron ta ndajë Serbinë.

Ai ka theksuar se Thaçi po flet për korrigjim kufijsh, por Ljajiq shton se kjo nënkupton bashkim e Kosovës me Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, transmeton lajmi.net.

“Thaçi flet për ndarjen, jo për ndarjen e Kosovës por për ndarjen e Serbisë. Sikur ne të gjithë të ‘hanim mjaltë’ ndoshta kështu dikush do ta pranonte një ide të tillë. Nuk ka njeri që mund të pajtohet me diçka të tillë në Serbi”, ka thënë Ljajiq për ‘TV Prva’.

Ministri serb ka thënë se duhet pritur për kohë më të mira dhe Asociacioni i komunave serbe të vendoset si kusht në mënyrë që Serbia të mos humbas nga negociatat.

Ljajiq ka shtuar se problemi i Kosovës nuk mund të zgjidhet pa ndërhyrjen e SHBA-së dhe BE-së./Lajmi.net/