Ministri Matoshi shpjegon planin për “Prishtinën e Re”

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka treguar planin për “Prishtinën e Re”.

Lajme

16/10/2018 23:33

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, tha se sa i përket “Prishtinës së Re”, është bërë një shpallje e zonës në interes të veçantë për qytet administrativ.

“Më shumë se dy të tretat e kësaj prone, që në momentin aktual kur po flasim janë 700 hektarë janë pronë shoqërore, janë pronë publike, disa janë prona komunale, disa janë prona në menaxhim të AKP-së dhe të tjerat janë prona private”, tha Matoshi, në RTV21, duke shtuar që pronat private nuk do të  shpronësohen.

Ai shtoi se kërkohet që të bëhet një plan rregullues urbanistik i asaj pjese ku do të vendoset administrata e ardhshme shtetërore.

Matoshi tha se në 700 hektarët që janë pronë shtetërore nuk ka prona të familjes së ngushtë të Behgjet Pacollit.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Matoshi ka marrë pozitën e të parit të MMPH-së.